4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj shkon për ngushëllime tek familja Ademaj që humbi dy anëtarë si pasojë e vërshimeve

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka shkuar për ngushëllime tek familja Ademaj e cila humbi dy anëtarë e saj, pas përmbytjeve në Pejë.

Mehaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë e gatshme të intervenojë.

“Njësitet tona të kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës”, tha Mehaj.

Ai theksoi se së bashku edhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, kanë dalur në terren për ta parë nga afër gjendjen.

“Jemi në dispozicion me gjithë kapacitetet tona të për të ndërhyrë aty ku ka nevojë për t’iu shërbyer qytetarëve”, theksoi ai.

“Falënderojmë të gjithë për punën dhe sidomos qytetarët të cilët i kanë dalur në ndihmë njëri-tjetrit, urojmë këtë situatë të kalojmë sa më shpejt, me sa më pak pasoja!”, tha numri një i Ministrisë së Mbrojtjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img