7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

IHK: Sot pasdite do të ketë reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pasditën e sotme do të ketë reshje shiu të cilat në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit do të jenë me intensitet dhe shtrirje më të theksuara.

Por IHK thekson se situata do të filloj gradualisht të stabilizohet gjatë ditëve në vijim.


Njoftimi i plotë:

Gjatë orëve të pasdites (e shtunë 24/06/2023), kemi pasur një situatë të rënduar me reshje të shiut sidomos në regjionin e Pejës ku janë shkaktuar vërshime të shpejta. Situata e rënduar me vërshime në Pejë, ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min. (Nga ora: 19:35 deri 20:44), kanë rënë 54.6 mm (l/m2). Kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane.Sqarim: lumi Bistrica e Pejës, aktualisht (25/06/2023) nuk paraqet ndonjë rrezik për përmbytje lumore. Niveli në ora 11h ishte 93 Cm, apo afro 2.5 m. nën vlerën e nivelit maksimal, tendencat janë në rënie të ngadalshme.

PARASHIKIMI

Gjatë orëve të pasdites së sotme dt: 25/06/2023, do të ketë reshje shiu të cilat në pjesën perëndimore dhe verior të vendit do të jenë me intensitet dhe shtrirje më të theksuara. Situata do të filloj gradualisht të stabilizohet gjatë ditëve në vijim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img