-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shërbimi i kërkim-shpëtimit: Vërshimet masive, kemi evakuuar qytetarët e ngujuar në pozita të rrezikshme

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës është deklaruar pas situatës së rëndë të krijuar nga vërshimet e mëdha mbrëmë në qytetin e Pejës, ku mbetën të vdekur nënë e bir, Dion dhe Mirsada Ademaj, raporton Gazeta Sinjali.

Nga ShKShMK thonë se me të marrë informacionin për vërshime në Pejë, njësiti i tyre është mobilizuar duke u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e vërshuara nga uji.

Sipas tyre, me koordinim të Policisë dhe institucioneve tjera aktivitetin e shpëtimit e kanë filluar në zonat kritike ku qytetarët kishin nevojë për ndihmë, pikërisht në lagjen “Asllan Qeshme”.


“Pastaj me të marrë informata për personat e zhdukur ka filluar edhe kërkimi i tyre. Në kërkim kanë marrë pjesë edhe qytetarët e zonës, fatkeqesisht pas disa orë kërkimesh arrihet në trupin e pajetë të një gruaje e cila e kishte humbur edhe fëmijën e saj në të njëjtin fatkeqësi natyrore”

Në qytetin e Pejës gjendja ishte alarmante, ka shumë prona të dëmtuara ,vërshimet kanë qenë masive dhe tejet të rrezikshme për jetën e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e tyre.

Shërbimi i Kërim-Shpëtimit Malor të Kosovës u ka shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img