3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vërshimet në Pejë/ Sveçla i tregon numrat ku qytetarët mund të thërrasin për kërkesa dhe informacione

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekjen e dy personave në Pejë pas vërshimeve të mëdha të së shtunës.

Ai ka dhënë numrat që qytetarët mund të kontaktojnë për kërkesa dhe informacione.

“Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm mbrëmë me Qendrat Operative Emergjente dhe njëkohësisht i ftoj që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193”, ka shkruar Sveçla, të dielën.

Ai më tutje ka shkruar në Facebook që “të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vërshimet e mëdha me të cilat është ballafaquar qyteti i Pejës mbrëmë dhe të pikëlluar që këto vërshime morën jetën e dy qytetarëve tanë”.

“Që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situatës”, ka thënë Sveçla.

Më tutje, ai ka shprehur ngushëllime për familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

“Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar ai, të dielën.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img