-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Jemi në koordinim me Muhaxherin, Sveçlën e Mehajn për t’i ndihmuar qytetarët në Pejë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me komunën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Mbrojtjes për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në Pejë pas vërshimeve që ndodhën mbrëmë.

Krasniqi tha se komunikimet me këto institucione nuk janë ndalur që nga fillimi i reshjeve në mbrëmjen e së shtunës.

“I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij. Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që t’i dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë. Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushëllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”, ka shkruar ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img