-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Agjencitë amerikane e dinin, Biden ishte i njoftuar se Prigozhin po përgatiste diçka

Rebelimi i Yevgeny Prigozhin duket se e kapi Kremlinin në befasi, agjencitë amerikane të zbulimit kishin marrë sinjale se ai po planifikonte të vepronte, njofton BBC.

Për këto zhvillime ato e kishin informuar Presidentin Biden dhe udhëheqësit kryesorë të kongresit në fillim të javës, raportojnë mediat amerikane.

Inteligjenca amerikane zbuloi se udhëheqësi i grupit mercenar po grumbullonte armë, municione dhe pajisje të tjera pranë kufirit me Rusinë, raportoi CNN.

New York Times njofton se Presidenti Biden foli me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë për shkak të shqetësimeve se kontrolli i Putinit mbi arsenalin e madh të armëve bërthamore të Rusisë mund të rrëshqasë mes kaosit.


Shefat e spiunazhit të SHBA-së kishin gjurmuar marrëdhëniet e përkeqësuara midis Prigozhin dhe zyrtarëve rusë të mbrojtjes për muaj të tërë dhe inteligjenca kishte arritur në përfundimin se kjo ishte një shenjë se lufta në Ukrainë po shkonte keq si për Wagnerin ashtu edhe për ushtrinë e rregullt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img