3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Mitsotakis synon shumicën në zgjedhjet e reja në Greqi

Grekët janë duke votuar për të dytën herë brenda një muaji, derisa ish-kryeministri konservator, Kyriakos Mitsotakis po shpreson të sigurojë një fitore të madhe.

Ai e ka mundur bindshëm rivalin e tij të qendrës së majtë në muajin maj, por ka thirrur zgjedhje të reja me synimin që ta udhëheqë i vetëm Greqinë.


Procesi zgjedhor mbahet pak më shumë se një javë pas raportimeve për tragjedinë me anijen e migrantë në brigjet greke.

Si pasojë e fundosjes së anijes besohet se kanë vdekur 500 persona.


Mirëpo kjo katastrofë ka pasur ndikim të vogël në fushatë.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00.

Mitsotakis beson se pa siguruar më shumë se 150 ulëse në Parlamentin me 300 të tilla, partia e tij Demokracia e Re, nuk mund të formojë një qeveri stabile.

“Në kohë të paqarta, Greqisë i duhet një qeveri që nuk do të varet nga brishtësia e shumicës”, ka thënë ai në një takim të organizuar me mbështetësit në Sheshin Sintagma të premten në Athinë.

Mitsotakis shihet si rikthyes i stabilitetit në ekonominë greke, pas problemeve të rënda në të kaluarën.

Ndonëse aktualisht shumë grekë vuajnë nga rritja e çmimeve të jetesës, ata kanë votuar muajin e kaluar për partinë që ka premtuar taksa më të ulëta dhe përmirësim të shëndetit publik.

Kundërkandidati i Mitsotakis, Alexis Tsipras nga qendra e majtë, u ka thënë mbështetësve në Selanik se votuesve u ofrohen dy mundësi: “Një shtet dhe shoqëri humane, demokraci dhe drejtësi”, apo program i krahut të djathtë, që i vendos përfitimet mbi jetën e shumicës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img