Mediat shtetërore ruse sapo kanë raportuar se shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin do të niset për në Bjellorusi.
Raportet thonë se akuzat kundër tij dhe forcave të tij Wagner do të rrëzohen nga autoritetet ruse për të shmangur “gjakderdhjen”.
Tërheqja e Wagner erdhi pas një ndërmjetësimi nga presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashenko, ndërsa Prigozhin tha se po e bën për të shmangur “gjakderdhjen ruse”.