Në Bosnjë dhe Hercegovinë, thonë institucionet përkatëse të kontrollit të mishtin në këtë vend.
Policia e Brazilit ka zbuluat se eksportuesit më të mëdhenj të mishit kanë shitu mishin e viçit dhe të shpendëve me certifikata të falsifikuara inspektimi, transmeton lajmi.net.
Brazili është eksportuesi kryesor në botë për mish pule dhe viçi në 150 vende, përfshirë edhe Kosovës, policia pretendon se prodhuesit e mishit për vite të tëra kanë korruptuar Inspektorët Sanitar të miratojnë shitjen e mishit të prishur.
Autoritetet nuk kanë njoftuar ende për detajet e lokacioneve ku janë gjetur produktet e prishura, mirëpo kanë thënë se në disa raste kanë përdorur substanca kancerogjene për të evituar erën e mishit të prishur.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë dje ka shpërthyer paniku rreth kësaj çështje, ndërsa prodhuesit e mishit vendor kanë thënë se është e mundur që mish i prishur është servuar në tryezat e qytetarëve boshnjakë.