Te Manchester City ëndërrojnë të marrin Lionel Messi-n në verë dhe janë gati t’i ofrojnë një pagë marramendëse yllit argjentinas.
Ky i fundit nuk ka rinovuar ende kontratën me Barcelona-s, e për rrjedhojë përflitet për një transferim të mundshëm drejt “Etihad Stadium” ku drejton ish-trajneri i tij Pep Guardiola.
Sipas “Daily Express”, “Qytetarët” do të ishin të gatshëm t’i ofronin një pagë javore prej 750 mijë eurosh, rreth 39 milionë euro në vit. Në këtë mënyrë drejtuesit e City-t po mendojë ta bindin “pleshtin” të mos zgjasë bashkëpunimin me klubin katalanas dhe t’i bashkohet Pep Guardiola-s në Premier League.
Manchester City kërkon të përfitojë nga momenti që FC Barcelona nuk mundet t’i ofrojë një pagë të tillë Messi-t për shkak të fair-play-t financiar. Në fakt sipas mediave angleze, klubi katalanas nuk mund të shpenzojë më shumë se 70% të të ardhurave të tij në paga.