Pas dy ditëve me mot përvëlues, sot Shqipëria është përshirë nga reshje të lehta shiu në disa zona.
Moti i vërejtur dhe pikat e para të shiut kanë bërë që një pjesë e pushuesve të largohen nga bregdeti i Vlorës këtë fundjavë.
Nga ana tjetër moti i paqëndrushëm nuk i ka ndaluar pushuesit në Shëngjin të vijojnë plazhin. Shumë qytetarë kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në bregdet. E gjithë zona turistike nga Rana e Hedhur deri në Kune ishte e populluar me pushues, kryesisht të ardhur nga Kosova.