Kryetari i LDK-së, njëherit kryeministër i Kosovës Isa Mustafa, u është drejtuar të pranishmëve me rastin e 27 vjetorit të themelimit të degës së III të LDK-së në Prishtinë.
Ai ka folur për të arriturat gjatë mandatit qeverisës, ndërkaq e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ata po e shkatërrojnë kryeqytetin.
“Kemi ndërtuar sheshet më të mira, LDK do ta kërkojë votën për Prishtinën, sepse e respektojmë punën, perspektivën të cilën ne do t’ua ofrojmë qytetarëve të Prishtinës.
Ne kemi ndërtu sheshin më të bukur në Ballkan, të cilën po e shfrytëzojnë qytetarët, ndërsa qeverisja e sotme po e demolon , shkatërron Kryeqytetin”, u shpreh Mustafa.