7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rafuna: Ikja e të rinjve vështirë të ndalet, të subvencionohen bizneset individuale e ato familjare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, shqetësuese për bizneset kosovare e sheh ikjen e fuqisë punëtore, teksa shprehet skeptik se ky trend mund të ndalet.

Ai ka kërkuar që shteti të marrë masa në këtë drejtim, me ç’rast kërkon të subvencionohen bizneset individuale e ato familjare.

Disa prej bizneseve sipas Rafunës kanë filluar të marrin punëtorë nga shtetet afrikane por që nuk ofrojnë siguri, për shkak se Kosovën e konsiderojnë si vend transit për shtetet perëndimore.

“Ka shumë ankesa nga bizneset, kjo është një sfidë në vete që jemi duke e trajtuar me shumë kujdes për arsye se nuk kemi ikje të fuqisë punëtore vetëm të kualifikuar por po kemi ikje të fuqisë punëtore të pakualifikuar. Kjo gjendje i ka shtyrë pak me u riorganizuar. Në kuptimin e riorganizimit të brendshëm ose me ble pajisje të reja por edhe me marrjen e punëtorëve nga jashtë por edhe me organizimin e logjistikës në mënyrë të ndryshëm, pasi jo vetëm Kosova po përballet me këtë por krejt vendet e rajonit”, thotë Rafuna, teksa ka përmendur disa mundësi që institucionet mund ta parandalojnë këtë dukuri.

“Mirëpo ne duhet me u koncentru këtu brenda te problemi jonë që e kemi, kështu që edhe këtu kërkohet ndihmë prej Qeverisë së Kosovës që t’i ndihmojë të rinjtë që mos ta lëshojnë vendin dhe t’u ofrohet një mundësi për hapjen e një biznesi në Kosovë, të subvencionohen për fillimin e një biznesi qoftë i vetëpunësuar por edhe familjarë e start-up”, thotë tutje Rafuna per Ekonomia Online.

Kreu i OEK-ut, ka pranuar se bizneset kosovare kanë filluar të marrin punëtorë nga jashtë por që të njëjtit nuk ofrojnë siguri për të qëndruar gjatë në Kosovë.

“Ka, padyshim që ka biznese që kanë marrë punëtorë nga jashtë, mirëpo edhe te ata nuk mund të mbështetësh, për dy arsye; e para nëse e merr nga jashtë kërkohet një kohë trajnimi, mirëpo edhe ai që vjen dhe përkundër që ti e trajnon, ai nuk e ka tendencën që të qëndrojë gjatë në Kosovë, ai vjen në Kosovë me tendencën që ta shfrytëzojë si vend transiti deri sa e gjen një kanal daljes jashtë dhe zhvendoset prej Kosovës. Kështu që bizneset prapë e ka atë pasigurinë, nuk është që po vjen i huaji dhe po punon në Kosovë dhe është ajo siguria që do të punojë një vit”, u shpreh Rafuna.

Ai ka kërkuar që sistemi arsimor të lidhet me tregun e punës. Krahas kësaj, Rafuna ka kërkuar edhe reformim të sistemit shëndetësor e të sundimit të ligjit.

“Po mënyra më e mirë për ta joshur qytetarin me u punësuar në Kosovë është krijimi i kushteve, duhet urgjent reformimi i sistemit arsimor që me u lidh me kërkesat e tregut të punës. Ne duhet me prodhu kuadro të cilat i kërkon tregu i punës, duhet urgjent sistemi shëndetësor, duhet urgjent sundimi i ligjit e kështu më radhë”, thotë tutje Rafuna.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img