Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në Twitter, përmes së cilës ka treguar se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë si ndëshkim për luftën në Ukrainë, po funksionojnë dhe se kanë dobësuar aftësinë e Rusisë për luftë.
Sipas ambasadës, ndalimet e vendosura për eksportet e teknologjisë në Rusi, po e ngadalësojnë aftësinë e ushtrisë ruse për t’u riarmatosur.
Në fund të postimit, ambasada ka thënë se parashikohet që Rusia të humb miliarda pas vendosjes së kufirit të çmimit të naftës dhe ndalimet e importit.
“Sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë dhe kanë dobësuar aftësinë e Kremlinit për të zhvilluar luftën. Ndalimet për eksportet e teknologjisë në Rusi po ngadalësojnë aftësinë e ushtrisë ruse për t’u riarmatosur. Kufiri i çmimit të naftës dhe ndalimet e importit parashikohen të kushtojnë miliarda, duke privuar Rusinë nga të ardhurat për luftën e saj”, thuhet në postimin e ambasadës.