Një 39-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali pas një aksidenti tragjik.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, i riu Mirjan Cangoj, u përfshi në një aksident fatal në zonën e Breshias, gjatë mesnatës.
Mësohet se Cangoja ka humbur kontrollin e mjetit të tij, e më pas është përplasur me barrierën e rrugës. Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.
Kalimtarët e rastit dhanë alarmin për aksidentin, teksa policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq 39-vjeçari ndërroi jetë.