-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Kurti dhe Vuçiq të mbyllen brenda një konference pa të drejtë dalje deri të përfundojë diskutimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar procesin e negociatave të Brukselit, marrë parasysh gjendjen e tensionuar në veri të Republikës së Kosovës. Ai ka propozuar një konferencë normalizimi ku kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq do të mbylleshin deri kur të përfundonte diskutimi për gjithë mospajtimet.

Rama gjithashtu ka përmendur ekzistencën e marrëveshjes së Ohrit, dhe ka thënë se të dy liderët ia hedhin fajin njëri-tjetrit pse nuk zbatohet.

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka paralajmëruar se realiteti i sotëm mund të shndërrohet në një realitet negativ nesër, duke përmendur këtu ekonominë e Kosovës.

Ai ka thënë e i vetmi njeri që përfiton nga ngjarjet në veri, është Vladimir Putin.

“Të dy liderët të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë noramlizimi, pa të drejtë dalje deri kur të përfundoj bashkëbisedimi që të trajtohen ato pika, që askush nuk i kundërshton, por në të njejtën kohë secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen, sepse s’ka vullnet. Ky është fakti. Ka edhe një dehje nga ky karshilleku me gjithë planetin demokratik, në emër të nuk e di se çfarë. Por realiteti i përditshëm sot, po bëhet bazë për një realitet shumë negativ nesër, në të gjitha aspektet. S’më takon mua të diskutoj ekonominë e Kosovës apo aq më pak të Serbisë.

I vetmi përfitues nga kjo situatë është zotëria që rri i mbyllur në bunkerin e tij në Kremlin”, ka thënë Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img