Etrit Berisha pritet do të transferohet shumë shpejt te Fatih Karagumruk që militon në superligën turke. Portieri shqiptar kaloi një sezon për t’u harruar, duke qëndruar jashtë ekipit dhe duke u stërvitur i diferencuar nga grupi, kjo për shkak të debateve me trajnerin Ivan Juriç.
Kështu që zgjidhja më e mirë është që portieri të largohet dhe pritet ta bëjë këtë te skuadra që sezonin e fundit drejtohej nga Andrea Pirlo. Pas shumë viteve në Itali, pritet që 34-vjeçari të ndryshojë kampionat, pasi ka mbajtur veshur fanellat e Atalantës, Lazios, Spal-it dhe Torinos.
Në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares, Berisha ishte ai që u zgjodh nga stafi teknik për ta nisur si titullar takimin ndaj Moldavisë ku mbajti portën e paprekur dhe Ishujve Faroe.