7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zbulimi i WSJ: Marina amerikane “fshehu” për disa ditë shpërthimin e nëndetëses

Marina amerikane e zbuloi shpërthimin e nëndetëses Titan në pajisjet e monitorimit të zërit nënujor pak pasi u zhduk në Oqeanin Atlantik.

Bëhet fjalë për 4 ditë para se rasti të bëhej mediatik.

Marina monitoron detet për sulme të mundshme të armikut dhe ndau gjetjet e saj me Rojet Bregdetare të SHBA-së, e cila nuk e bëri publik lajmin sepse “donte të siguronte vazhdimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe nuk mund të thoshte me siguri se ishte një shpërthim”.

Shpërthimi u regjistrua pak pasi Titan u nis drejt rrënojave të Titanikut, shkruhej në gazetën Wall Street Journal.

“Marina e SHBA kreu një analizë të të dhënave akustike dhe zbuloi një anomali në përputhje me një shpërthim”, tha një zyrtar i marinës për për gazetën.

Të enjten, Roja Bregdetare e SHBA tha se kishte gjetur rrënojat e nëndetëses pranë mbetjeve të Titanikut, i cili ndodhet 3,800 metra nën det.

Zyrtarët u thanë gazetarëve se analizat treguan se rrënojat e gjetura në fund të detit ishin në përputhje me shpërthimin e dhomës së presionit të nëndetëses.

Pesë pasagjerët e anijes janë shpallur të vdekur, sipas OceanGate Expeditions, kompania e cila kishte nën administrim nëndetësen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img