Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe sot nga ora 11:30 rruga Prishtinë-Gjilan është e bllokuar për shkak të protestës që po vazhdon të mbahet edhe sot në Graqanicë.
Sipas policisë, rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.
“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ata kanë kërkuar nga qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative.
“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet ndër të tjera në njoftim.