5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e profesorit Shyqri Nimani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit të dizajnit grafik, Shyqri Nimani.

Numani ka qenë pos tjerash edhe kaligrafi i deklaratës origjinale të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Kurti ka shprehur vlerësim për të në lidhje me kontributin e tij në dizajnin grafik.

”Me pikëllim mora lajmin sot për vdekjen e profesorit, dizajnerit grafik, dhe autorit Shyqri Nimanit. Profesor Nimani është figura qenësore e fillesave dhe zhvillimit të dizajnit grafik në Kosovë si fushëveprim, ku ka qenë edhe bartës i proceseve të ngritjes profesionale e arsimore të gjeneratave të reja të kësaj fushe në vend. Si figurë kozmopolite, ishte nxitësi dhe organizatori kryesor në themelimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, dhe të koleksionit të saj. Autor i shumë veprave mbi dizajnin grafik, tipografinë dhe artin në përgjithësi. Në mesin e shumë kontributeve dhe veprave, profesor Nimani do të mbahet në mend edhe si kaligrafi i deklaratës origjinale të pavarësisë së Republikës së Kosovës që është nënshkruar më 17 shkurt 2008. Me shumë kujdes dhe pasion puna e profesor Nimanit ka vazhduar e pandërprerë deri në ditët e fundit të jetës së tij.  Ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit kulturor”, ka shkruar Kurti në Facebook, të enjten.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img