3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama takon aktivistet për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me ekipin e tij u takuan me aktiviste nga shoqëria civile për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, me të cilat u dakordua që të krijohet një grup punues i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues nga komuna, aktivistë dhe anëtarë të shoqërisë civile për të hartuar rregulloren për trajtimin e qenve me pronar dhe pa pronar. Po ashtu i njëjti grup do të bëjë edhe përgatitjen e kontratës për adoptim të qenve.

Gjatë bisedës konstruktive për më shumë se një orë me aktiviste, kryetari Rama siguroi që çështja e qenve endacakë është duke u trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha shqetësimet, kërkesat e ankesat e palëve do të merren parasysh nga komuna.

“Ne do të kujdesemi që bashkërisht të bëjmë zgjidhjen e çështjes së qenve endacakë, duke u kujdesur për çdo detaj me qëllim suksesin e këtij procesi” – ka deklaruar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Së shpejti do të nisin punimet për hartimin e rregullores për trajtimin e qenve me dhe pa pronar e po ashtu po vazhdojnë veprimet e shumta për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img