Nënkryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi duke e komentuar sondazhin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky sondazh është i pasaktë dhe është bërë për interes të Vetëvendosjes.
“Ky është një sondazh i një partie politike, që do të thotë se i bazohet elektoratit të vet dhe çdo parti politike që bënë sondazhe e bënë në favor të vetin. Sondazhet e partive politike bëhen sipas interesave t veta”, ka thënë Isufi për lajmi.net
Me tej ai ka thënë se në sondazhet e realizuara nga Organizatat e pavarura AAK është shumë më mirë sesa në sondazhin e prezantuar nga Vetëvendosje.
“Në sondazhet e mëhershme të organizatave të pavarura të cilat e AAK-në e qesin shumë më lartë”, ka shtuar Isufi.
Përndryshe, sipas sondazhit të prezantuar sot nga Vetëvendosje, ky subjekt politik del të jetë me mbështetjen më të madhe nga qytetarët me rreth 26%, ndërsa AAK renditet partia e katërt me 14%.