Ajshe Nebihu nga Mitrovica ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike. Trupi i saj u nxor pa shenja jete mëngjesin e sotëm nga Liqeni Akumulues.
Njoftimin mortor tashmë e kanë dhënë edhe familjarët e të ndjerës, të cilët kanë bërë me dije se varrimi do të bëhet nesër me ikindi në varrezat e fshatit Prekaz.
E ndjera ka lënë pas vetes tri vajza.