0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndëshkimet nga aleatët: Osmani fton në takim krerët e partive politike

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar të enjten në takim individual secilin nga krerët e subjekteve politike parlamentare.

Si përgjigje ndaj kërkesës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për aktivizimin e presidentes në përpjekje për të zgjidhur krizën në veri, shefja e shtetit ka vendosur të ftojë në takim kryetarët e partive politike në vend.

Të enjten, në seancën e Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi edhe publikisht nga presidentja Osmani që të thërrasë një takim me dyer të mbyllura të krerëve institucional dhe atyre opozitarë.

Kërkesa e Haradinajt ndërlidhet me zhvillimet shqetësuese në raport me marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj më të mëdhenj, BE-në dhe ShBA-në.

Masa ndëshkuese janë paralajmëruar si nga BE-ja, ashtu edhe nga ShBA-ja, për shkak të veprimeve që i shohin si destruktive të Qeverisë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img