4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

BE-ja me një tjetër paralajmërim: Nëse nuk ka de-përshkallëzim në terren, do të ketë pasoja të rënda

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, tha se BE-ja është shumë e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.

Ai deklaroi se qëndrimi i të gjithë anëtarëve të komunitetit evropian është që nëse nuk ka de-përshkallëzimin në terren, do të ketë pasoja të rënda.

“BE-ja ka propozuar një plan për de-përshkallëzimin e situatës, i cili përfshin hapa të shumtë. Pezullimi i operacioneve speciale policore në komuna (në veri të Kosovës), kryetarët duhet të punojnë jashtë ndërtesave të atyre komunave, protestat duhet të ndalen dhe në zgjedhjet e reja në të cilat do të marrin pjesë të gjithë duhet të organizohen në mënyrë që qytetarët të mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje në fillim të “Javës Evropiane të Mundësive” të organizuar nga delegacioni i BE-së në Serbi, raporton Paparaci

Ai ka shtuar se zyrtarët evropianë kanë qenë të qartë në deklaratat e tyre dhe se nëse nuk ka deeskalim do të ketë pasoja të rënda, por nuk ka specifikuar se çfarë ka dashur të thotë me këtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img