3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Isha i zhegitur”, incident mes zyrtarëve të LDK-së, Veliu e gjuan Gashin me ujë

Ekrem Hyseni është zgjedhur të mërkurën kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, duke e mposhtur kështu deputetin Agim Veliu.

Në këtë kuvend zgjedhor, Hyseni mori 90 vota. Rrjedhimisht, tashmë Agim Veliu është shkëputur nga LDK-ja.

Gjatë këtij procesi pati edhe pakënaqësi dhe ankesa, nga tashmë ish-kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu.

Duke hedhur akuza ndaj Hysenit dhe kryesisë së LDK-së se “zgjedhjet janë kundër statutit dhe rregullave të LDK”, ai thuhet se teksa ka lëshuar mbledhjen, e ka gjuajtur me ujë Xhafer Gashin, kryetarin e Obiliqit.

Kjo pasi, Gashi ishte përzgjedhur koordinator i këtij procesi zgjedhor në Podujevë. Ai në një prononcim për TV Llapin tha se Veliu e kishte freskuar pak me ujë.

“Revolta e tij ndoshta e ka nxitur. Unë e kuptoj një gjë të tillë. Ndoshta pak e pa që jam i  zhegitur dhe me freskoj me ujë”, tha ai, transmeton Paparaci.

Nga ana tjetër, Hyseni është shprehur se i gjithë procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe nuk ka pasur asnjë ankesë në organet e LDK-së.

“Kanë marrë pjesë 97 delegatë. Në komisionin e ankesave asnjë ankesë nuk ka pasur. Kanë marrë pjesë mbi 1000 anëtarë. Asnjë ankesë të regjistruar. Ftoj të gjithë aktivistët, qytetarët që t’i bashkohen kauzës tonë për të mirën e vendit. Detajet i jep komisioni për zgjedhje”, tha Hyseni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img