1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjeli gjigant nga Kosova, kryelajm i medieve botërore (Foto/Video)

Një gjel me përmasa gjigante ka habitur të gjithë përdoruesit e internetit anembanë botës, duke i bërë të besojnë se bëhet fjalë për ndonjë shaka, shkruan Daily Mail.

Videoja e postuar më 17 mars dhe që besohet se është filmuar në Kosovë, shfaq gjelin gjigant duke shëtitur nëpër oborrin e një shtëpie, transmeton Telegrafi.

Gjeli i quajtur “Merkali” është i Fitim Sejfijajt nga Kosova, ndërsa përmasat e tij trupore kanë habitur mijëra njerëz në mbarë botën.

Edhe pse saktësisht nuk dihet origjina e këtij lloji të gjelit, sipas Livestock, ky gjel vjen nga Amerika që ishte importuar vite më parë nga Shangai.

Derisa një gjel i zakonshëm peshon deri në 3.5 kilogramë, “Meraklia” peshon plot dhjetë kilogramë.

Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar mbi 85 milionë persona dhe ka zgjuar interesim të madh në gjithë globin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img