-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla: Lajçak shpesh mban qëndrimin e Vuçiqit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donia Gëralla, gjatë një interviste për Der Standard, ka thënë për emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se shpesh ai mban pozicionin e Serbisë, madje sipas saj, “kjo e inkurajon presidentin serb Aleksandër Vuçiq që të përshkallëzohet”.

Gërvalla ka deklaruar se situata në veri është si rezultat i një strategjie të gabuar, transmeton Gazeta10.

“Përshkallëzimi është rezultat i një strategjie të gabuar. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, shpesh mban qëndrimin e Vuçiqit. Jo vetëm që kjo është vdekjeprurëse për ndërmjetësimin; e inkurajon Vuçiqin të përshkallëzohet.

Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme, madje ka edhe trupa Wagner në vend. Një strategji e re nevojitet urgjentisht, duke përfshirë staf të ri, nëse duam të ndalet përshkallëzimi”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se shumë partnerë nuk duan të dëgjojnë apo shohin edhe pse i kanë paralajmëruar disa herë.

“Ne kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë, por shumë partnerë perëndimorë, përfshirë Austrinë, nuk duan të dëgjojnë apo shohin. Të flasin, të japin këshilla, këtë duan. Fatkeqësisht, gjërat po shkojnë mirë për Kremlinin”, ka deklaruar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img