11.4 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Në sondazhet e reja Vetëvendosje subjekti i parë në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vija të kuqe për LDK-në vetëm atëherë kur Isa Mustafa nuk është në krye të saj.

Kështu deklaroi sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj në një konferencë për media.

Ai tha se nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me asnjë parti politike në Kosovë, me përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, Molliqaj foli edhe për matjet e opinionit publik që e ka bërë organizata Omnibus, që e nxjerr Vetëvendosjen si fituese të zgjedhjeve, në rast se këto do të mbaheshin të dielën e ardhshme.

Sipas të dhënave të këtij sondazhi pas Vetëvendosjes, e cila i ka 26%, radhitet PDK me 23% e pasuar nga LDK me 20.4%. Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta me 14.4%, e cila pasohet nga AKR me 5%, NISMA me 3.1% dhe Alternativa me 2.9%.

Molliqaj tha se për këtë matje të opinionit publik organizata Omnibus është paguar me 1 mijë e 600 euro  nga Vetëvendosje, ndërsa ajo vepron në Kosovë tash e 15 vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img