3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gashiq: Shërbimet serbe të sigurimit zbuluan se kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit, ai është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Bratisllav Gashiq, ka thënë se e dinë se kush e ka vrarë politikanin kosovar Olliver Ivanoviq dhe se për një gjë të tillë kanë edhe disa prova.

“Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe kemi kërkuar nga autoritetet gjermane nën mbrojtjen e kujt është ai njeri që të na japin informacion.

Kemi fotografi nga aeroporti i Tiranës kur ka zbritur, kur ka hyrë në Prishtinë, në banesë”, tha Gashiq në Kuvendin e Serbisë, duke thënë se kjo është rezultat i punës së përbashkët të Prokurorisë për Krim të Organizuar, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe BIA.

Lideri i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 në Mitrovicë të Kosovës. Ai u qëllua me pesë plumba në gjoks dhe iu nënshtrua plagëve të marra në spital.

Në korrik 2019, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Beogradi mendon se ka emrin e vrasësit Oliver Ivanoviç, por po përpiqet të marrë prova materiale.

Ai më pas tha se Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, të cilin autoritetet kosovare e dyshojnë për përfshirje në vrasje, nuk ka lidhje me këtë krim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img