11.4 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Formacioni i mundshëm i Italisë ndaj Shqipërisë (Foto)

Do të jetë një Itali shumë sulmuese ajo që do të zbresë në Renzo Barbera të Palermos, mbrëmjen e të Premtes në sfidën kualifikuese ndaj Shqipërisë.

Giampiero Ventura trajneri i  përfaqësues së kaltër e cilësoi këtë ndeshje si shumë të rëndësishme për fatet e Italisë në grupin G kualifikues të Botërorit Rusi 2018, nëse katër erë kampionët e Botës kërkojnë vërtetë të lënë pas Spanjën në garën për vendin e parë.

Italia luan vetëm për fitore ndaj Shqipërisë dhe kjo është një nga arsyet që Ventura do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm përballë kuqezinjëve të Gianni De Biasit. Duke parë provat e trajnerit në stërvitjen e parë pas grumbullimit, Sky Sport ka zbuluar skemën dhe 11-shen me të cilën do të luajë Italia ndaj Shqipërisë, të Premten në Palermo, transmeton SS.

Në modulin 4-2-4, porta do të mbrohet nga i përhershmi Gianluiggi Buffon që është edhe kapiteni  i skuadrës. Portieri i Juventusit ndaj Shqipërisë do të luajë ndeshjen e tij të 1000 në karrierë.

Mbrojtja me katër lojtarë do të përbëhet nga Davide Zapacosta në krahun djathtë edhe pse në këtë pozicion nuk përjashtohet aktivizimi i Matteo Darmian ose Danilo D’Ambrosios. Në qendër do të luajë dyshja e Juventusit, Andrea Barzagli – Leonardo Bonucci ndërsa në krahun e majtë është e sigurt prania në formacionin titullar e Mattia De Scglios.

Dy mesfushorët e qendrës sipas Sky do të jenë Daniele De Rossi e Marco Verratti, ndërsa sulmi do të përbëhet nga plot 4 lojtarë. Antonio Candreva do të veprojë në krahun e djathtë ndërsa Loremzo Insigne do të jetë i vendosur në krahun e majtë, në qendër të repartit të prapavijës do të luajnë dy sulmuesit e momentit në Serinë, Andrea Belotti dhe Ciro Immobile.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img