1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shtatë raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Në Prishtinë një grua ka raportuar se një familjar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj.

“Prishtinë 20.06.2023-10:00.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale,  i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Drenas është arrestuar një burrë për shkak se ka ofenduar një grua.

“Gllogoc 20.06.2023-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar viktimën femër kosovare.  Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ,viktima është dërguar  në strehimore, ndërsa i dyshuari  është dërguar ne mbajtje”, njofton policia.

E në Kaçanik është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar një mashkull.

“Kaqanik 20.06.2023-22:40.Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.

Ndërkaq në Prizren një person është kërcënuar dhe ka pranuar mesazhe kërcënuese nga një person tjetër.

“Prizren 20.06.2023-12:10.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima, gjatë intervistimit, nga i dyshuari ka pranuar dy mesazhe kërcënuese.  Rasti nën hetime”, thuhet më tutje aty.

Edhe në Pejë është arrestuar një person pasi sulmoi fizikisht dhe i shkaktoi lëndime një gruaje.

“Pejë 19.06.2023 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

E në Gjakovë një burrë i kërkoi gruas që të largohet nga banesa. Viktima më pas është dërguar në strehimore.

“Gjakovë 20.06.2023-07:00. Viktima  femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale,  i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar viktimës që të largohet nga banesa. Gjatë kontrollit, te i dyshuari  janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ,viktima është dërguar  në strehimore, ndërsa i dyshuari  është lirua në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Vushtrri është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë psikike ndaj një gruaje.

“Vushtrri 20.06.2023-14:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga Policia e Kosovës të gjitha këto raste janë raportuar si dhunë në familje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img