Një përditësim i ri i aplikacionit popullor WhatsApp sjell disa veçori interesante që lidhen me privatësinë e përdoruesit.
Me përditësimin e ri, WhatsAppi dëshiron t’i bëjë thirrjet e padëshiruara më pak të bezdisshme, si dhe t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin cilësimet optimale të privatësisë.
Funksioni i parë, i quajtur “Silence Unknown Callers”, lejon që telefonatat të mos cingërojnë në telefonin e përdoruesit, por do të shfaqen në listën e telefonatave.
Një tjetër veçori e lidhur me privatësinë e quajtur “Privacy Checkup” është prezantuar.
Duke zgjedhur “Start checkup” ju do ta rritni sigurinë e mesazheve, telefonatave dhe informacionit personal.
Opsionet janë të disponueshme, të tilla si “Choose who can contact you”, “Control your personal infor”, “Add more privacy to your chats” dhe “Add more protection to your account”.