3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gratë të cilat e ndryshuan rrjedhën e historisë përgjithmonë

Sa vajza apo gra i njohim që e kanë ndryshuar botën dhe i kanë lënë gjurmët e tyre përgjithmonë?

Të forta, inteligjente dhe guximtare, ato nuk frikësoheshin aspak nga e ardhmja – fjala është për listën e mëposhtme me gratë të cilat me veprat e tyre e ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e historisë.

Jeanne Baret

Jeanne Baret është gruaja e parë e cila e ka udhëtuar botën. E veshur si një mashkull, ajo kishte hipur në anijen e një botanisti francez sikur një shërbëtore. Vite më vonë, Jeanne ishte rikthyer në Parës dhe Muzeut të Historisë Natyrale ia kishte dhuruar 3,000 bimë të reja dhe të panjohura – gjë që kishte ndikuar që ajo ta fitojë mirënjohjen mbretërore dhe një pension të përjetshëm.

Harriet Tubman

Në moshën 13 vjeçare, ajo ishte rrahur egërsisht kur kishte refuzuar ta rrahë një skllav të arratisur. Gjatë Luftës Civile ajo kishte shërbyer si infermiere dhe kishte shkruar shumë, kishte marrë pjesë në reformat sociale në SHBA dhe kishte inspiruar mijëra njerëz të luftojnë për të lirinë e tyre pavarësisht ngjyrës së lëkurës, transmeton Telegrafi.

Marie Sklodowska-Curie

Kjo është gruaja më inspiruese në fushën e shkencës, pasi që është hulumtuesja e parë që është shpërblyer me dy çmime Nobel. Marie Curie ia ka hapur rrugën drejt shkencës mijëra grave, ndërsa bashkë me burrin e saj kanë zbuluar radiumin dhe poloniumin, kanë hulumtuar radioaktivitetin dhe ka qenë femra e parë mësuese në tërë historinë e Sorbonnes.

Grace Hopper

Hopper ka qenë programere e cila i kishte mësuar kompjuterët ta kuptojnë zërin e njeriut. Ajo kishte qenë gruaja e parë me doktoraturë për matematikë. Në moshën 37 vjeçare, ajo kishte qenë vullnetare në Navy, kishte shkruar aplikacione për kompjuterin e Harvardit “Mark I” dhe e kishte shpjeguar termin “nanosekond” me fjalë të thjeshta”. Një shkatërrues i Navy-t dhe një super-kompjuter janë të emëruar në bazë të emrit të saj.

Malala Yousafzai

Në moshën 11 vjeçare ajo kishte shkruar një blog rreth regjimit taliban dhe i kishte treguar mendimet e saj për edukimin e vajzave. Për këtë, Malala ishte qëlluar në kokë, por kishte mbijetuar dhe vazhdon betejën e saj për të drejtën e edukimit të fëmijëve në Lindjen e Mesme. Ajo ka themeluar një shkollë në Libani për vajzat refugjate nga Siria. Në moshën 19 vjeçare, Malala është shpallur fituesja më e re e çmimit Nobel dhe është simbol i shpresës për miliona vajza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img