Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë për lajmi.net ka folur për gjendjen në veri në Kosovës.
Ai thotë se tashmë është një situatë që po shkon drejt eskalimit.
‘’Janë kidnapuar tre zyrtarë policorë nga Serbia, nuk e di se çfarë strategjia ka Qeveria e Kosovës në këtë situatë por strategjia për shtrirje të Sovranitetit nuk po funksionon, po ashtu ndërkombëtarët në përgjithësi janë të shqetësuar rreth situatës dhe janë të acaruar ndaj Qeverisë e kjo nuk është shumë mirë’’, është shprehur Arifi.
Arifi ka thënë se në momentin që është tensionuar situata në veri të Kosovës, Qeveria e Serbisë ka marrë veprime ndaj qytetarëve të Kosovës duke i burgosur ata.