4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takon një delegacion nga Parlamenti i Austrisë, temë diskutimi situata në veri të Kosovës

Enver Hoxhaj, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, të hënën ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti i Austrisë, i cili po qëndron në vizitë në Kosovë, në kuadër të Grupit të Miqësisë Austri – Kosovë.

Hoxhaj ka thënë s në këtë takim është folur për situatën në Veri të Kosovës

“Prita sot në takim delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, si Grup të Miqësisë Austri-Kosovë. Me delegacionin, folëm për situatën në veri të Kosovës dhe potencova se mbështetja e Austrisë dhe vendeve të BE-së do të ishte e mirëseardhur”.

“Qeveria e Kosovës, gjithashtu, duhet të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të ç’tensionuar situatën dhe përmes procesit politik në veri të vendit, të riintegrohen komuniteti serb dhe të largohen bandat nga veriu”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img