7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Me “peticion” apo “vetëtërheqje”, Kosova e BE s’pajtohen as si të shpallen zgjedhjet në Veri

Mënyra e shpalljes së zgjedhjeve të reja në pjesën veriore është edhe një pikë ku ndeshen institucionet e Kosovës me Bashkimin Evropian. Përderisa presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë deklaruar pro zgjedhjeve përmes peticionit,  Borrell tha se mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë është në kompetencën e kryetarëve, me vetëtërheqje të tërheqje të kryetarëve nga detyra.

Në përgjigjen e Borrell për Kurtin thuhet se mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë është në kompetencën e kryetarëve. Borell përdori një fjalë më të butë se dorëheqja që në shqip mund të përkthehet si vetërërheqje nga detyra.

“Ne gjithashtu kemi kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në katër komunat të mbahen sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ne presim nga serbët e Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe presidentit Vuçiq ia kemi bërë këtë të qartë këtë kërkesë. Sipas legjislacionit të Kosovës, janë disa mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ku mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që është vetëtërheqja e kryetarëve”, thuhet në përgjigjen e Borrellit.

Në anën tjetër, Kurti dje në një konferencë për media tha se kryetarët në Veri nuk janë zgjedhur për t’u dorëhequr, derisa ka shtuar se askush nuk ka “të drejtë” ta kërkojë dorëheqjen e tyre.

Ai tha se peticioni është mundësi “më e drejtë, më e arsyeshme dhe më e dobishme”.

“Dorëheqja është akt moral, ata nuk janë zgjedhur për t’u dorëhequr, unë besoj që nuk iu vjen mirë as vetë kryetarëve që ka pasë pjesëmarrje kaq të ulët, asnjë kryetar nuk dëshiron që të ketë kaq pak dalje në zgjedhje. Zgjidhja për zgjedhje duhet të jetë ligjore por unë nuk kam as të drejtë ligjore, institucionale dhe kushtetuese që të kërkojë dorëheqjen e tyre, dhe këtë s’e bëj dot as nga pikëpamjet e mia politike dhe etike. Duhet zgjidhje tjetër për zgjedhje të reja, që gjithashtu duhet të jetë ligjore. Presidentja Osmani e ka përmend një mundësi, që nëpërmjet nënshkrimit të qytetarëve të vijmë në atë situatë, që për bindjen time është edhe më e drejtë më e arsyeshme dhe më e dobishme”, tha ai.

Pro peticionit është deklaruar edhe presidentja Osmani pas takimeve me Presidentin e Francës dhe Kancelarit të Gjermanisë në Moldavi.  Pastaj  në një intervistë për Reuters, ka thënë se zgjedhjet e reja mund të shpallen nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë.

Sipas Osmanit, peticioni është “mënyra më demokratike” për shpallje të zgjedhjeve.

“Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve”, ka thënë ajo për Reuters më 7 qershor.

Kushtet e Osmanit dhe Kurtit para shpalljes së zgjedhjeve të reja dhe të Listës Serbe për të marrë pjesë në to

Por para se të shpallen zgjedhjet e reja, Osmani dhe Kurti kanë nga një kërkesë.

Kryeministri Kurti tha që zgjedhjet në Veri duhet të shpallen pas sundimit të ligjit dhe përgatitjes së terrenit.

“E dyta është që në përputhje me largimin e këtyre grupeve dhe përfundimit të të gjitha trazirave të dhunshme, të kemi zvogëlim të pranisë së policisë nëpër ndërtesa komunale në tri komunat në veri dhe më pastaj do të mund të angazhoheshim në një proces fer, demokratik zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme sepse jemi të vetëdijshëm që dalja ka qenë shumë e ulët herën e kaluar. Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, tha Kurti.

Ndërkaq, Osmani për Reuters ka thënë se para se të shpallen zgjedhjet e reja, Kosova duhet të marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar që Beogradi nuk do të ndërhyjë.

Në zgjedhjet e 23 prillit, Lista Serbe nuk ka marrë pjesë për shkak se nuk u janë plotësuar kushtet që i kanë parashtruar. Përveç kësaj, ata kanë bërë thirrje që qytetarët serbë në katër komunat të mos dalin të votojnë, gjë që ka ndikuar që të ketë dalje të ulët.

Në rast se mbahen zgjedhje të reja, Lista Serbe prapë ka kërkesa. Ata kanë përmendur tërheqjen e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, largimin e kryetarëve të rinj shqiptarë nga ndërtesat komunale, dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nga procesi zgjedhor që u mbajt më 23 prill, fitues dolën Erden Atiq në Mitrovicë të Veriut, Lulzim Hetemi në Leposaviq, Izmir Zeqiri në Zubin Potok dhe Ilir Peci në Zveçan.

Dy kryetarët nga radhët e VV-së, Atiq dhe Hetemi kanë vendosur që detyrën e tyre ta kryejnë nga objektet komunale. Hetemi ka hyrë në komunë të hënën e 29 majit dhe që atëherë nuk ka dalë prej aty, njëjtë raportohet edhe për Atiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img