4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Mbreti i kriptovalutave” dënohet me katër muaj burgim për posedim të pasaportës false

I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij biznesor, Hon Chang Joon, janë dënuar secili nga Gjykata Themelore në Podgoricë, me nga katër muaj burgim, për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.

Ata do të jenë në mbajtje, pasi Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar ekstradimin e tyre, për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të dhjetëra miliarda eurove.

Ata janë arrestuar më 23 mars në aeroportin e Podgoricës, prej ku kanë tentuar të nisen me aeroplan privat për në Dubai, me pasaporta të paligjshme.

Ata kanë qenë duke përdorur pasaporta të Kosta Rikës, ndërsa përgjatë kërkimeve, atyre u janë gjetur edhe dokumente të Koresë Jugore dhe Belgjikës.

Në seancën dëgjimore, Hyeong Do Kwon dhe Hon Chang Joon, kanë thënë se kanë aplikuar për pasaporta të Kosta Rikës në Singapor, përmes një agjencie atje, dhe më pas janë pajisur me to, pas përfundimit të procedurës.

Ata kanë thënë se janë të bindur që pasaportat janë ligjore, ndonëse më vonë e kanë pranuar një njoftim të Agjencisë Ndërkombëtare Policore (INTERPOL) se dokumentet e tyre të udhëtimit janë të paligjshme.

Arrestimi i Do Kwon-it ka marrë vëmendje botërore, sepse ai është një prej personave më të kërkuar, lidhur me mashtrimet që dyshohen të jenë kryer përmes kriptovalutave.

Mbajtja e tij në Podgoricë i ka trazuar edhe ujërat politike, pasi ai i ka dërguar një letër kryeministrit me mandat teknik në Mal të Zi, Dritan Abazoviqit, në të cilën ka thënë se e njeh Millojko Spajiqin, liderin e Lëvizjes Evropa Tani.

Spajiq është kandidat për mandatin e ardhshëm qeveritar në Mal të Zi.

Gjithçka ka ndodhur para zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 11 qershor në këtë shtet.

Para procesit zgjedhor, Abazoviq dhe kolegët e tij partiakë, kanë pasur dyshime se Lëvizja e Spajiqit mund të jetë financuar ilegalisht nga komuniteti që merret me kriptovaluta.

Më pas, për shkak të letrës së Do Kwon-it, është organizuar një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit për Siguri Kombëtare.

Spajiq i ka hedhur poshtë dyshimet e Abazoviqit dhe e ka akuzuar atë për abuzim me institucione, si dhe ka deklaruar se nuk do të diskutojë me partinë e Abazoviqit për formim të koalicionit qeveritar.

Zyra e Prokurorit e ka marrë më pas në pyetje Do Kwon-in, për letrën në të cilën është përmendur Spajiq, mirëpo jugkoreani ka mohuar të ketë financuar ndonjë parti në Mal të Zi, përfshirë atë të Spajiqit./REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img