15.3 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Papa Françesku kërkon falje për mëkatet dhe dështime e kishës gjatë gjenocidit në Rwanda

Papa Françesku ka kërkuar falje për mëkatet dhe dështimet e kishës dhe anëtarëve të saj gjatë gjenocidit të vitit 1994 në Rwanda, si dhe i ka thënë presidentit të Rwanda-s, Paul Kagame, që shpreson se kërkim falja e tij do të ndihmojë në shërimin e plagëve të vendit të tij.

Papa Françesku ka kërkuar falje për mëkatet dhe dështimet e kishës dhe anëtarëve të saj gjatë gjenocidit të vitit 1994 në Rwanda, si dhe i ka thënë presidentit të Rwanda-s, Paul Kagame, që shpreson se kërkim falja e tij do të ndihmonte në shërimin e vendit të tij.

Në një deklaratë të jashtëzakonshme pas takimit të Françeskut me Kagame sot, Vatikani e pranoi se disa priftërinj dhe murgesha katolike iu nënshtruan urrejtjes dhe dhunës, duke e tradhtuar misionin e vet ungjillor, transmeton Express.

“Françesku, po ashtu, ka shprehur dëshirën që ky pranim modest i dështimeve të asaj periudhe, të cilat fatkeqësisht e shëmtuan fytyrën e kishës, mund të kontribuojnë në pastrimin e kujtesës dhe mund të promovojnë, me shpresë dhe rivendosjen e besim, paqen në të ardhmen,” ka thënë Vatikani./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img