7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Nekibe Kelmendi është sinonim i forcës së një gruaje të hekurt

Në dymbëdhjetë vjetorin e vdekjes së veprimtares së madhe të Kosovës, Nekibe Kelmendi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me Kosovaren, të bijën e Nekibe dhe Bajram Kelmendit dhe bashkëpunëtorë bënë homazhe dhe nderuan jetën e veprën e saj.

Abdixhiku ka thënë se Nekibe Kelmendi është sinonim i forcës së një gruaje të hekurt që punoi pareshtur për lirinë e konsolidimin e Kosovës.

“Dymbëdhjetë vjet kur Kosovarja humbi nënën e saj, por fitoi zemrat e shumë nënave tjera shqiptare që e kujtojnë atë për forcën dhe durimin përkundër sfidave jetësore që kishte. Nekibe Kelmendi është sinonim i forcës së një gruaje të hekurt që punoi pareshtur për lirinë e konsolidimin e Republikës tonë. Ajo la gjurmë të pashlyeshme si veprimtare e paepur e çështjes kombëtare, aktiviste politike, avokate, deputete e ministre e drejtësisë. Në këtë rrugëtim të vështirë, në orët më të rënda për vendin ajo ishte bashkëpunëtore e palëkundur e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova”.

“Bashkë me bashkëshortin e saj, Bajram Kelmendin, ishin veprimtarë të lirisë në përpjekjen e pashtershme për të denoncuar gjenocidin serb mbi popullsinë shqiptare në Kosovë. Bajram Kelmendi dhe djemtë e tyre, Kastrioti 30 vjeç e Kushtrimi 16 vjeç u flijuan për këtë vend, kurse Nekibja dhimbjen e paimagjinueshme e shndërroi në përkushtim të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Familja Kelmendi do të kujtohen gjithmonë me nderim të veçantë për sakrificën e madhe në altarin e lirisë; ndërsa LDK dhe Republika e Kosovës do t’i mbajë në kujtesë e nderim të përjetshëm”, ka thënë Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img