-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj mbledhë “kokat” e sigurisë dhe ushtrisë në vend, pas zhvillimeve të fundit në vend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takime të ndara ish-Ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ish-komandanëtët e ushtrisë dhe shoqatat e dala nga lufta.

Mehaj ka bërë të ditur se ndër të tjera ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

“Sot në dy takime të ndara kam pritur ish-Ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës bashkë ish-Komandantët e ushtrisë sonë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës.
Gjatë takimit i njoftova për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së.
Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Republikën e Kosovës.
Veprimet tona janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët tanë, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetuetshmërisë sonë” shkruan Mehaj në njoftim./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img