4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Në çka shpenzojnë qytetarët e Kosovës?

Mbi 2.5 miliardë euro është vlera financiare që qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar për konsum, gjatë vitit 2022.

Pjesa më e madhe e këtij buxheti është shfrytëzuar për ushqim dhe pije joalkoolike.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2022.

Rezultatet e anketës janë shqetësuese sa i përket standardit të jetesës dhe vështirësive ekonomike që shumë familje në Kosovë kanë hasur gjatë vitit 2022.

Madje, një pjesë e konsiderueshme e familjeve në Kosovë kanë vështirësi për t’i përballuar edhe faturat mujore. Reklama e sponzorizuar

“Ekonomitë familjare shpesh nuk janë në gjendje të paguajnë në kohë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale – faturat, mirëmbajtje të rregullta etj”, thuhet në anketë.

Gjatë vitit 2022, 19 përqind e ekonomive familjare nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, dy herë ose më shumë gjatë vitit, ndërsa 65 përqind e ekonomive familjare kanë qenë në gjendje t’i përballojnë pagesat.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim rezulton se totali i shpenzimeve për konsum në Kosovë në vitin 2022 ishte 2 527 milion euro, shpenzimet në konsum për një ekonomi familjare ishin 8 106 euro ndërsa shpenzimet për kokë banori ishin 1 903 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img