Gazetarja sportive, Qeqa Krelani, ka kritikuar futbollistët e Kombëtares pas rezultateve dëshpëruese në duelet e para të ciklit kualifikues për ‘Euro 2024’.
Krelani ka thënë se ata nuk janë në nivelin e njëjtë sikurse te ekipet e tyre.
“Po e vërej që përfaqësuesja jonë është bërë ekip luksi dhe i privilegjeve. Në fakt duhet të jetë çka prodhon në fushë dhe jo ku luan ti e çka bën ti. Këta luajnë në liga evropiane sikur evropianë, por kur po vinë të luajnë për Kosovën po luajnë sikur provinciala,” tha ajo.
Kosova gjendet në pozitën e katërt të Grupit I me vetëm tre pikë nga po aq ndeshje të zhvilluara.