16.9 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Duhen zgjedhje të jashtëzakonshme

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook.

Lekaj ka thënë se për këtë arsye duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Statusi i Lekajt në Facebook:

Kosova me mazhorancë pa kuorum – urgjentisht në zgjedhje!

Qeveria e cila thotë se në Kuvend i ka mbi 80 numra, nuk ka kuorum për asgjë. Nuk ka numra për marrëveshje e për ligje të rëndësishme për Kosovën. Pra është e braktisur nga të gjithë e edhe nga vetë vetja.

Edhe sot me mos mbajtjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës si pasojë e mungesës së kuorumit është tregues se vendi është në bllokadën me të keqe që nga pas lufta.

Qeveria është e paaftë të procedojë dhe të furnizojë me projektligje Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë vizion se si të ecet përpara, ka mbetur në vendnumëro dhe është e interesuar vetëm që të ruaj pushtetin e saj me çdo çmim.

Nën qeverisjen e këtij koalicioni mund të flasim vetëm për rritjen e papunësisë, mos krijimin e Ushtrisë, mbetjen pa liberalizim, dështimet në anëtarësim në organizata ndërkombëtare e të tjera mos zhvillime.

Prandaj të shpallën zgjedhjet e të shpëtohet Kosova!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img