13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak në selinë e NATO-s: Të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës në veri

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka theksuar nevojën urgjente për de- përshkallëzimin e situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak, bëri të ditur se gjatë diskutimeve në Forumin e Prespës u nënvizua nevoja për ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për të adresuar tensionet në rritje.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se gjatë kësaj jave për situatën në veri kishte raportuar tek ambasadorët e NATO-së dhe Bashkimit Evropian.

“Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës në veri”, ka thënë Lajçak.

Ai po ashtu njoftoi edhe për udhëtimin e tij të afërt në Uashington DC me ftesë të zyrtarëve amerikanë.

Lajçak tha se në këtë takim pritet të ketë diskutime intensive “për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img