Të dielën, ushtarët ukrainas rrëzuan një tjetër helikopter rus Ka-52 “Alligator”.
Këtë e ka shkruar në Facebook shërbimi për shtyp i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Ukrinform.
“Mirëmbrëma, jemi nga Ukraina! Një tjetër helikopter rus Ka-52 ‘Alligator’ u rrëzua pasditen e sotme. Buxheti i Federatës Ruse u shkurtua me rreth 16 milionë dollarë. Lavdi Ukrainës”, thuhet në raport.
Siç raportohet më tej, deri më 18 qershor 2023, Forcat e Armatosura eliminuan 219,820 pushtues rusë.
Ndërkohë Forcat ajrore të Ukrainës kanë kryer 14 sulme ajrore në 24 orët e fundit, ka thënë në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
“Mbrojtësit tanë shkatërruan gjithashtu dy sisteme raketore kundërajrore”.
Sipas deklaratës në Facebook, janë goditur edhe tre pika kontrolli, pesë depo municionesh dhe tre njësi artilerie.