Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar të dielën se 282 besimtarë nga Kosova kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë.
Në njoftim u bë e ditur se ky është grupi i tretë i besimtarëve, të cilët menjëherë pas akomodimit në hotel, do të fillojnë me ritualin e kryerjes së umres.
“282 besimtarë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes udhëtuan drejt vendeve të shenjta, kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë. Ky është grupi i tretë i besimtarëve, të cilët menjëherë pas akomodimit në hotel, do të fillojnë me ritualin e kryerjes së umres”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
BIK-u ka bërë të ditur se çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit do të jetë 6.350 euro.
Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite dhe aviotransporti. Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5.700 euro.