7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri, paralajmërojnë padi për Krasniqin dhe gazetarin Salihu

Ish kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Sllavko Simiq, së bashku me avokatin e tyre kanë bërë padi të përbashkët për zhvillimet në Leposaviq më 16 qershor, me ç’rast disa gazetarë kanë mbetur të lënduar.

Dyshja e Listës Serbe po pretendon se gazetari, Pleurat Salihi, të cilit i është thyer krahu nga protestuesit e dhunshëm serb, ka publikuar në Facebook dhe në media dëshmi, siç thotë Todiq e Simiq prova të rrejshme për ngjarjet e zhvilluara më 16 qershor.

Poashtu ata kanë akuzuar edhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi për akuza të rrema dhe të pabaza duke etiketuar ata si udhëheqës të grupeve kriminale.

“Bëhet fjalë për gënjeshtra absolute që paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të papranueshëm dhe tërheqje të shënjestrës mbi ballin e Todiqit dhe Simiqit dhe të gjithë qytetarëve të Leposaviqit që tri javë po mblidhen për të mbrojtur në mënyrë paqësore të drejtat e tyre elementare njerëzore. Qëllimi i vetëm i këtyre kërcënimeve është të frikësojnë Todiqin dhe Simiqin, si dhe popullin serb në Leposaviq dhe në gjithë veriun që të heqin dorë nga lufta për interesat e tyre legjitime dhe të kundërshtojnë terrorin e Kurtit, i cili nuk do të ndodhë kurrë. Në lidhje me këtë, përfaqësuesi ligjor i Todiqit dhe Simiqit nesër do të bëjë padi. Përfaqësuesit e komunës së Leposaviqit në emër të Listës Serbe dënuan qartë dhe pa mëdyshje çdo sulm ndaj gazetarëve dhe theksuan se një trajtim i tillë është i papranueshëm dhe se ata gjithmonë dhe në çdo rast janë udhëhequr ekskluzivisht nga parimet e tilla”, thuhet ndër të tjera në reagim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img