Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për tre policët kosovarë që u kidnapuan brenda territorit të Kosovës.
Ai në një konferencë për media tha se askush nuk i ka prekur policët dhe se sipas tij asgjë e keqe nuk ka ndodhur me ta.
“Asgjë nuk ju mungon, nuk kanë asnjë mavijosje, askush nuk i ka prekur. Dhe në të gjitha deklaratat e tyre kontradiktore ku njëri thotë jo nuk kemi ecur, dhe tjetri thotë se ecëm, eca pak, u ngjita pak, pastaj ecëm pak më tej, u larguam nga vetura. Pra, çfarë ishin duke bërë, po mblidhnin kërpudha”.
Kreu i shtetit serb thotë se rreth rastit i kanë dërguar një letër EULEX-it.
“I dërguam një letër EULEX-it, në të cilën thoshim, mendoj se është gjëja më e ndershme në botë. Që ta dini, ne nuk do t’i parandalojmë gënjeshtrat e tyre. As perëndimore, as shqiptare. Sepse ata punojnë së bashku. Të vetmit që mund të them se nuk ishin të pasaktë ishin komanda e NATO-s dhe ushtarët e KFOR-it që nuk ishin të pasaktë”, theksoi Vuçiq.