0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Detaje të reja nga aksidenti në Lepenc, familja Pacolli po kthehej nga aeroporti i Shkupit, jetonin në Norvegji

Dje u raportua për një veturë  me targa të Republikës së Kosovës që ishte aksidentuar në rrugën Shkup-Bllacë, ku kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë në lumin Lepenc.

Nnë veturë ka qenë një familje katër anëtarëshe, nga katër pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.

Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMË që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit.

Në anën tjetër, anëtarët e tjerë të familjes vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Naim Pacolli, Merita Pacolli dhe Ermal Pacolli janë pasagjerët e tjerë të cilët akoma nuk janë gjetur.

Burimet e IndekaOnline kanë arritur të mësojnë detaje të reja nga ky aksident.

Familja Pacolli, janë nga Prishtina, por qe shumë vite jetojnë në Norvegji.

Kryefamiljari, Naimi, ishte duke u kthyer nga aeroporti i Shkupit, pasi nga atje kishte marr Meritën me fëmijë.

Naimi që disa ditë po qëndronte i vetëm në Kosovë, dhe dje priste që edhe familjarët e tjerë ti bashkoheshin për pushime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img